INCA njofton thirrjen për propozime - Aplikimet për Programin e Mini-Granteve

INCA njofton thirrjen për propozime - Aplikimet për Programin e Mini-Granteve

Njoftim për Shtyp - Tiranë 11 / 11 / 2018

 

Projekti – “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” - (EuropeAid/155863/DD/ACT/AL; Grant Contract 2018/395-785)

 

INCA njofton thirrjen për propozime Aplikimet për Programin e Mini-Granteve

 

“Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore"

 

 

Tiranë - 11/11/2018 – INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) lançon thirrjen për projekt propozime: Programin e Mini-Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore"

 

Projekti “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” po zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Projekti synon të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërinë e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti merr në konsideratë 4 zona pilote: Parkun Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë, Parkun Natyror Kune Vain si dhe zonën e Porto Palermos. Projekti financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”                                

 

Qëllimi i Programit të Mini-Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore" është të ngrejë kapacitetet, rrisë njohuritë dhe aftësitë teknike të OMShC-ve për të zgjeruar angazhimin e tyre në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura si dhe të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit. Aktivitetet në kuadrin e këtij Programi mini-gramtesh kanë si objektiv:

 

•  Të rrisin dhe fuqizojnë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërinë e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura.

 

• Të inkurajojnë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave dhe të nxisin rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre, në krijimin e një programi pune afatgjatë me fokus përmirësimin e detyrimit të zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe acquis-ve të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës. (OMSHC-të që marrin mbështetje financiare do të marrin pjesë në eventet për ndërtimin e kapaciteteve.)

 

Programi i Grantit për Advokaci dhe Ndërtimin e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile do të akordohet për organizatat e shoqërisë civile (OJF) që kanë selinë dhe veprojnë në katër rajonet e zonave pilote të marra në konsideratë nga projekti dhe që përfshijnë bashkitë respektive: Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë" (Bashkitë: Librazhd, Prrenjas, Elbasan), Parku Kombëtar "Divjakë-Karavasta" (Bashkitë: Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Divjakë), Zona detare e Porto Palermos (Bashkitë: Vlorë, Himarë) dhe Parku Natyror Kune-Vain-Tale (Bashkia: Lezhë). Organizatat që kualifikohen mund të aplikojnë vetëm ose të krijojnë partneritete lokale, madje këto të fundit do të jenë më të favorizuara.

 

Për të ruajtur një përfaqësim të balancuar të katër zonave pilote të përzgjedhura, do të përzgjidhet të paktën një përfitues nga secila prej katër zonave pilote. Të gjithë përfituesit do duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme minimale:

·         të regjistruar në Shqipëri për të paktën dy vjet për aplikantin kryesor/organizata lider dhe një vit për bashkë aplikantët;

·         të kenë llogari bankare për organizatën (për aplikantin kryesor);

·         duhet të kenë një mision të qartë lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, ose qeverisjen/demokratizimin me pjesëmarrje.

 

Organizata potenciale nxiten të rrisin ndikimin e veprimeve të tyre duke formuar partneritete lokale përpara se të aplikojnë. Në rastin e kushteve të barabarta, do t’u jepet prioritet aplikimeve me partneritete.

Për informacion të mëtejshëm dhe materialet e aplikimit ju lutem vizitoni në linkun e mëposhtëm:

http://inca-al.org/sq/component/k2/item/695-thirrje-per-minigrante

 

Për më shumë informacion kontaktoni me:

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

http://www.inca-al.org/

 

Shënim për botuesit:

 

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://www.inca-al.org/

 

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetarë në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope