Enjte, 13 Gusht 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Mesdheu, një kuth për peshkaqenët

Peshkimi ilegal i peshkaqenëve dhe rajave i dokumentuar nga imazhe të mbledhura nga WWF në 11 vende përfshirë Italinë
 
#safesharks
 
Në Ditën Botërore të Peshkaqenëve WWF denoncon një ilegalitet të madh midis vendeve bregdetare
 
Shumë lloje të peshkaqenëve dhe rajave – disa prej tyre shumë të rrezikuara për tu zhdukur – shumë shpesh kapen ilegalisht nga rrjetat dhe parangallët në Mesdhe, ashtu siç tregojnë edhe sinjalizimet e mbledhura nga WWF falë aksioneve të Qytetarëve Shkencëtarë. Për shkak të këtij ilegaliteti të madh dhe mungesës së një kontrolli dhe administrimi të përshtatshëm, në Mesdhe çdo vit kemi një masakër të vërtetë të peshkaqenëve, rajave, peshqve elektrik që shkakton dëme shumë të mëdha të ekosistemit detar. Pra përsa i përket mbrojtjes së peshkaqenëve, Mesdheu konsiderohet si një nga detet më të këqinj të botës.
Në Ditën Botërore të Peshkaqenëve - 14 Korrik, WWF i bën thirrje të gjitha vendeve që urgjentisht të përmirësojnë informacionin dhe rrisin ndërgjegjësimin te peshkatarët, të forcojnë kontrollet dhe të sigurojnë një sistem sinjalizimi bashkëkohor mbi kapjet e peshkaqenëve dhe rajave.
Këto specie janë treguesit kryesorë të shëndetit të oqeaneve dhe efetket e tyre “mirë bërëse” mbi ekuilibrat detare përhapen nga sipërfaqja deri dhe thellësitë më të mëdha të oqeaneve. Në botë përfaqësojnë edhe një burim të madh ekonomik për turizmin.
 
14 Korrik – DITA E NDËRGJEGJËSIMIT MBI PESHKAQENËT – MARATONË E RRJETEVE SOCIALE E WWF

Projekti M.E.C.O (Mediterranean Elasmobranch Citizen Observation) një inisjativë e vendeve të Mesdheut e përbërë nga “Qytetarët Shkencëtarë” lokal, ka ndarë me WWF shumë foto dhe video të postuara në rrjetet sociale viteve të fundit në Itali, Spanjë, Francë, Greqi, Kroaci, Qipro, Turqi, Tunizi, Libi, Algjeri dhe Marok. Provat e mbledhura vetëm gjatë 3 viteve të fundit tregojnë peshkatarë duke kapur dhe çuar në tokë ilegalisht specie të mbrojtura peshkaqenësh dhe rajash, përfshirë peshkaqenë ëngjëj dhe peshkaqenë të bardhë të mëdhenj , të gjithë në rrezik zhdukjeje. Midis tyre edhe peshkaqenët  pëllumb, numëri i të cilëve është ulur deri në 90% në rajonin e mesdheut dhe për fat të keq për këtë specie nuk ekziston një sistem zyrtar sinjalizimi. Në disa raste, speciet e kërcënuara të peshkaqenëve, përfundojnë edhe në markatat lokale, duke i shitur për peshk shpatë apo specie të tjera më fitimprurëse.

MESDHEU NJË KURTH: ASNJË VEND NUK BËN PËRJASHTIM

Nuk ka vende që bëjnë përjashtim nga kjo masakër: kapje ilegale të djallit të detit (mobula) janë regjistruar në Algjeri, Libi, Turqi dhe Spanjë, kurse peshkaqeni i madh i bardhë, peshkaqeni mako dhe peshkaqeni çekiç përfundojnë në markatat e Marokut, Tunizisë, Italisë dhe Francës edhe pse janë në rrezik zhdukjeje. Kapje të specieve më pak të njohura – megjithatë në rrezik të madh zhdukjeje – janë vërejtur në Greqi, Spanjë, Libi dhe Turqi. Peshkaqenin pëllumb e gjen në markatat e Kroacisë, por të dhënat mbi kapjen e tyre janë të pakta.

“E dinim që peshkaqenët dhe rajat kapeshin në Mesdhe, por këto sinjalizime konfirmojnë se sa i përhapur është ky fenomen në të gjithë Mesdheun dhe se prek një numër të madh speciesh. Është tronditëse të shikosh se si ligjet që i mbrojnë peshkaqenët dhe rajat në Mesdhe thyen me pak apo aspak pasoja , ndërsa mënyrat ekzistuese për të përmirësuar mbarëvajtjen e peshkimit nuk përdoren me efikasitet. Zhdukja e vetëm njërës specie të këtyre grabitqarëve nga detet tona, do të ishte një humbje tragjike për gjithë ekosistemin detar” deklaroi Giulia Prato, biologe detare dhe Oficere e Deteve e WWF Itali.
 
LIGJET DHE NORMAT.....PA “DHËMBË”

Mesdheu është një hotspot biodiversiteti për peshkaqenët dhe rajat me mbi 80 specie të ndryshme të regjistruara, por më shumë se gjysma e tyre janë të kërcënuara dhe disa në rrezik zhdukjeje. Megjithëse ligjet dhe normat e ndalojnë kapjen e specieve të mbrojtura të peshkaqenëve dhe rajave, përsëri kontrollet dhe sanksionet janë të pakta. Rregullore që synojnë ruajtjen e specieve në rrezik nuk janë efikase dhe shpesh të pa aplikueshme në nivel kombëtar, dhe – siç tregojnë dëshmitë e WWF – ligjet në fuqi sistematikisht injorohen në markatat që kontrollohen më pak në gjithë rajonin. Dhe si rezultat kemi specie të rrezikuara peshkaqenësh dhe rajash të kapura ilegalisht, kurse për specie të tjera sistemi i kontrollit dhe raportimit është i ulët për të mos thënë inekzistent.

“Deri më sot, asnjë vend mesdhetar nuk ka ndërtuar në mënyrë komplete një plan kombëtar për ruajtjen, mbarëvajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm afatgjatë të peshkaqenëve dhe rajave. Nuk mund të presim më”, përfundoi Giulia Prato.
 
PESHKIMI: NGA “ËNGJËJT” E PESHKAQENËVE TE HULUMTIMET, ZGJIDHJET JANË

WWF po punon me të gjithë peshkatarët dhe grupet e interesit të Mesdheut për të rritur njohuritë mbi speciet e rrezikuara dhe për të zhvilluar startegji të reja për të eliminuar kapjet e rastësishme të peshkaqenëve dhe rajave. Njëkohësisht, organizata po ushtron presion mbi qeveritë me qëllim rritjen e kontrolleve mbi aktivitet ilegale dhe sigurimin e një mbarëvajtjeje më të qëndrueshme të peshkimit që kanë impakt mbi peshkaqenët. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për habitatet kritike, që për WWF, duhet të mbrohen nga aktivitetet ekonomike shkatërruese.

WWF në Itali është duke bashkëpunuar me kooperativa peshkatarësh, OJF dhe shkencëtarë në Adriatikun jugor për të mbushur boshllikun e mungesës së informacionit mbi peshkaqenët dhe rrezikun që i kanoset. Falë çipeve dhe ndjekjeve me satelit, po monitorohen speciet e kapura aksidentalisht dhe të lëshuara me metodat e duhura. Faktikisht, Italia dhe Shqipëria ndajnë me njëra-tjetrën zona peshkimin të rëndësishme për peshkun shpatë dhe në këto zona prania e peshkaqenëve dhe rajave është e madhe. Skeda njohëse dhe takime informuese kanë bërë të mundur krijimin e një komuniteti të interesuar në ruajtjen e peshkaqenëve: në Monopoli vitin e kaluar, WWF pagëzoi komunitetin e Monopolit si “Peshkaqen Ëngjëll” duke njohur rrolin e madh të peshkatarëve dhe qytetarëve puliez të cilët përfaqësojnë edhe një nga flotat më të rëndësishme të Adriatikut jugor në peshkimin e peshkut shpatë. WWF brenda këtij viti do të monitoroje me satelit të paktën edhe 10 peshakqenë, përveç 3 të tjerëve që ka monitoruar vitin e kaluar për një muaj.

Kalendari i Aktiviteteve

« July 2013 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook