Enjte, 13 Gusht 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Peshkatarët kërkojnë zbatim rigoroz të ligjit!

Peshkimi artizanal dhe rekreativ i qëndrueshëm në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, kërkon më shumë bashkëpunim mes aktoreve - 

Aktiviteti i peshkimit dhe veçanërisht atij artizanal dhe rekreativ pranë zonave të mbrojtura detare, mbetet një çështje që kërkon gjithmonë e më tepër bashkëpunimin mes aktoreve lokal. Projekte të BE-së të zbatuara vitet e fundit në rajonin e Vlorës, përfshirë Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKDKS), kanë sjellë në vemëndje të ekspertëve disa praktika pozitive që synojnë bashkëpunimin mes të gjithë këtyre aktorëve, me qëllim përfitimin si në aspektin e mirë menaxhimit të një zone të mbrojtur detare, ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit artizanal, duke ndikuar pozitivisht edhe në impaktin socio-ekonomik të komunitetit të peshkatarëve që jetojnë pranë ZMD.

Për këtë qëllim, me bashkë financim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e Programit Interreg Med të Bashkimit Evropian, ka nisur nga zbatimi projekti “MPA NETWORKS -  Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe” (për më tepër https://mpa-networks.interreg-med.eu/), i cili u prezantua para aktorëve e partnerëve në një takim të organizuar n ë ambientet e Qendrës së Vizitorëve, Radhimë, me 6 Qershor 2020 .

Përmirësimi i qëndrueshmërisë së menaxhimit të peshkimit artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan, është sfida e këtij projekti për Shqipërinë. Përmes takimeve informuese dhe konsultuese me komunitetin e peshkatarëve, por edhe me aktore të tjerë përgjegjës në nivel lokal, projekti synon të njohë më mirë situatën në peshkimin artizanal e rekreativ. Takimet ndihmojnë që aktorët, të vendosur ballë për ballë njëri-tjetrit, të kenë mundësinë të shprehin e ndajnë shqetësimet, si dhe të krijojnë urat e bashkëpunimit dhe komunikimit mes tyre për një bashkëveprim në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të një peshkimi artizanal dhe rekreativ si dhe mbrojtjes së biodiversitetit detar dhe menaxhimit efektiv të ZMD.

Por problemet me të cilat përballen peshkatarët sot janë të shumta. Në takimin konsultues të organizuar me 12 Qershor 2020 në ambientet e Qendrës së Peshkimit Rradhimë, Vlorë, komuniteti i peshkatarëve parashtroi disa nga problematikat më shqetësuese që po ndikojnë negativisht në prodhimin detar dhe kërkoi zgjidhje sa më të afërta dhe efektive nga institucionet shtetërore që luajnë një rol primar në menaxhimin e sektorit të peshkimit, por edhe të menaxhimit të ekosistemeve detare. Në prani të drejtorisë së portit dhe AdZM Vlorë, një sërë elementësh kyç u përmendën nga vetë peshkatarët.
 
Së pari ata ngritën shqetësimin se zbatimi korrekt i kuadrit rregullator sipas ligjit të ri të peshkimit do të bente të mundur kufizimin e liçencave me kritere specifike edhe për peshkatarët. Peshkatarët amatorë krijojnë shpesh problematika për disa specie pasi nuk ndjekin kriteret e peshkimit për specie të caktuara, gjë e cila vleresohet se ka sjellë edhe dëme ekonomike. Kjo vihet re edhe nga ndryshimet e vlerësuara në vite në mënyrën e kapjes së peshqve, pasi nëse në kohët e mëparshme duhej 1000m rrjetë për të kapur sasinë e specifikuar për liçencë, sot duhet 4000m rrjetë për të njëjtën sasi.  

Informaliteteti shihet gjithashtu si problematikë për këtë zonë pasi nga 60 familje që ushqehen me aktivitetin e peshkimit, vetëm 20-30 prej tyre kanë marrë liçencën për të peshkuar. Krijimi i grupimeve ose kooperativave të peshkimit, u propozua nga komuniteti i peshkatarëve si një domosdoshmëri edhe për menaxhimin e peshkatarëve dhe peshkimit sipas liçensave përkatëse.  

Një nga problematikat e diskutuara më së shumti mes komunitetit të peshkaterëve është edhe kosto e larte e karburantit dhe rrjetave. Peshkatarët propozojnë ndryshim në llojin e anijeve (anije të cilat nuk i kalojnë 40 cc) që përfshihen në ligjin e zonave të mbrojtura detare.  

Ata e pranojne se vazhdojnë të kryhen aktivitete të paligjshme brenda Gjirit të Vlorës, të cilat prekin interesat edhe të peshkatarëve të përgjegjshëm, siç mund të jetë aktiviteti me trata koçe, të cilat tërheqin jo vetëm peshqit e thëllësisë dhe bentikë, por së bashku me to edhe rrjetat e vendosura nga peshkatarët e tjerë. Për sa i përket dinamitit, ndonëse i ndaluar me ligj, ata pohojne se vazhdimisht ka raste të tilla, por në një masë më të vogël kjo në zonën e Karaburun Sazanit pasi prania e post-bllokut në Orikum, stafit të Zonave të Mbrojtura Detare, si dhe vetë akuakultura. ka siguruar mbrojtjen e disa zonave të peshkimit përreth Gjirit të Vlorës.

Peshkataret theksojnë evidentimin e mangësive që hasen në kuadrin ligjor aktual në lidhje me  peshkimin sportiv. Po në këtë kuadër  ata kërkojnë më shumë alternativa të tjera për gjenerimin e të ardhurave për peshkatarët ose familjet, të cilat kanë si burim financiar primar dhe të vetëm peshkimin. Turizmi mund të ishte një formë alternative dytësore, pasi përfshirja e peshkimit artizanal në turizëm, duke krijuar edhe kushtet e përshtatshme, do të ishte një burim dytësor të ardhurash dhe mjaft efektiv.

AdZM Vlorë në kuadër të disa përvojave të mëparshme, ka nisur bashkëpunimin me peshkatarët pranë PKDKS duke lejuar peshkimin në ditë të caktuara dhe në zona të specifikuara të PKD (brënda dhe jashtë tij) dhe bashkë me ta realizon më pas matjet e nevojshme të peshkut të zënë (gjatësinë, peshën, formën) për të kuptuar dallimet midis zonave të ndryshme në Gjirin e Vlorës. Kjo praktikë shihet mjaft e rëndësishme për informimin e aktorëve të ndryshëm duke evidentuar rëndësinë që kanë peshkatarët në sigurimin e informacioneve nga mjediset detare, si dhe rolin kyç që kryejnë për ruajtjen e këtyre ekosistemeve.

INCA në bashkëpunim me shoqërinë civile lokale, si dhe vetë komunitetin e peshkatarëve do të vazhdojë të nxitë takime dhe përballje të aktorëve, duke e vlerësuar si një domosdoshmëri pjesëmarrjen më të gjerë të institucioneve shtetërore në dëgjesat me peshkatarët dhe po ashtu edhe një bashkëpunim më të madh midis peshkatarëve në zonat detare dhe vete autoriteteve të peshkimit, me qëllim propozimin e politikave përmirësuese dhe hartimin e dokumentacioneve rregullatore në funksion të zhvillimit të një peshkimi të qëndrueshëm artizanal dhe rekreativ në një zonë të mbrojtur detare siç është Parku Kombëtar Detar Karaburun - Sazan.

Kalendari i Aktiviteteve

« August 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook