Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

INCA - 15 VJET KONTRIBUT PËR RUAJTJEN E NATYRËS DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË BURIMEVE NATYRORE

Tiranë - 16 / 07 / 2019 - Themelimi i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), pesëmbëdhjetë vjet më parë, shënoi fillimin e një kontributi modest në mbrojtjen e natyrës në vend. Që nga themelimi, më 16 Korrik 2004, INCA është bërë një organizatë e rëndësishme e shoqërisë civile në Shqipëri me përvojë, vizion dhe ndikim në përmirësimin e statusit të vlerave natyrore dhe të masave të nevojshme për ti mbrojtur ato.
Në këta 15 vjet, misioni ynë ka synuar: “Të ndikojmë, inkurajojmë dhe advokojmë shoqërinë në të gjithë vendin për të ruajtur integritetin dhe diversitetin e natyrës dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm!”.
Në këta 15 vjet, kemi synuar që stafi dhe ekspertët e INCA-s të zbatojnë standardet më të larta të punës profesionale, etikës dhe përgjegjësisë individuale të kombinuara në mënyrë unike me përvojën e gjerë, të cilat sigurojnë bazat për sukses, duke na bërë një pikë kyçe të referencës si shembull i praktikave më të mira për konservimin e natyrës dhe për një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore.
Stafi dhe ekspertët e INCA-s janë tashmë të njohur për kontributin dhe angazhimin në realizimin me suksese të tematikave në lidhje me përmirësimin e strategjive, ligjeve, programeve kombëtare, vendore e rajonale; menaxhimin, vlerësimin dhe advokimin e praktikave më të mira të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore të integruara me ato historike, kulturore, arkeologjike dhe shpirtërore.
INCA me ekspertizën e saj, nëpërmjet projekteve, kontribuon në përmirësimin e menaxhimit dhe zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura të vendit dhe mirëadministrimin e tij, me një qasjeje pjesëmarrëse të aktorëve e palëve të interesuara, për menaxhim dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, burimeve natyrore, të peizazhit, tokës, pyjeve, kullotave, bimëve mjekësore, florës e faunës së egër, të trupave ujore, liqeneve e lagunave, zonës malore, kodrinore, bregdetare dhe ekosistemet e mjedisit detar.
Në 15 vite, INCA ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve në nivel qendror dhe vendor, duke siguruar koordinimin dhe bashkëpunimin shumëpalësh ndërinstitucional, duke përfshirë marrëdhëniet me publikun dhe palët e tjera të interesuara. Dhe gjithmonë ka synuar advokimin e një përqasjeje strategjike dhe angazhimin e shoqërisë civile dhe të komuniteteve për adresimin afatgjatë të problematikës dhe promovimit të vlerave dhe burimeve kryesore në zona të mbrojtura mjedisore.
Në këto vite me mundësitë e krijuara, rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e njohurive, informacionit dhe të praktikave më të mira për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura kanë bërë të mundur realizimin me sukses të disa projekte madhore në nivel kombëtar dhe rajonal.
INCA ka luajtur një rol themelor në krijimin e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, i cili vazhdon të mbështesë zgjidhjet e bazuara në natyrë si çelës për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të programeve kombëtare e vendore dhe të ligjshmërisë. INCA iu ofron organizatave mjedisore të shoqërisë civile dhe komuniteteve njohuri dhe mjete që mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e natyrës.
Përvoja e INCA-s dhe e Rrjetit të Ruajtjes së Natyrës ka krijuar një bazë solide për një punë të përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme, nga qeveria, shoqëria civile, ekspertët, kompanitë dhe komuniteti, për të kërkuar zgjidhje krijuese të ruajtjes e promovimit të natyrës, për sfidat ekonomike dhe sociale si dhe për të formësuar një të ardhme të qëndrueshme.
Përvoja e këtyre viteve reflekton një aftësi e admirueshme të stafit për të punuar në mënyrë efektive me grupet e interesit vendor, kombëtar dhe rajonal. Me punën e tyre kanë synuar nxitjen e bashkëpunimit, rrjetëzimit dhe ngritjes së forumeve mjedisore me përfaqësues nga OJF-ve, ekspertë dhe operatorë vendore, të cilët do të shërbejë si struktura profesionale të gatshme për të marrë pjesë në proceset advokuese dhe këshilluese pranë strukturave vendore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore.
Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi me institucionet, komunitetet dhe rrjetet, për të qenë të vetëdijshëm se jemi pjesë e problemit dhe se ne duam njëherazi të jemi pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. INCA ka qenë në gjendje të punojë dhe realizojë mbi 85 projekte të ndryshme vendor, kombëtar dhe rajonal, në lidhje me konservimin e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj dhe ka rezultate pozitive për ruajtjen e natyrës, e cila nuk duhet të shkatërrohet prej zhvillimit njerëzor.
Përveçse në nivel kombëtar, INCA është munduar të japë kontributin e saj edhe në nivel ndërkombëtar duke u bërë pjesë e organizatave e aleancave të fuqishme ndërkombëtare si IUCN, GWP, MWA, BIONET, etj.
Ndikimi, inkurajimi dhe asistimi i OJF-ve në mbarë vendin, por dhe në rajon për të ruajtur integritetin dhe diversitetin e natyrës si dhe për të siguruar që çdo shfrytëzim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm, na ka bërë që të jemi të suksesshëm.
Për 15 vite, INCA ka qenë aleati i domosdoshëm për të gjithë dashamirësit që janë të shqetësuar për gjendjen e natyrës së vendit tonë. INCA ka inkurajuar dhe ndihmon institucionet përgjegjëse shtetërore, qendrore e vendore, agjencitë ligj-zbatuese, kompanitë, komunitetet dhe shoqërinë civile në ruajtjen e integritetit dhe diversitetit të natyrës, përdorimin e mençur dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore si një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Gjatë këtyre 15 viteve kemi sjellë në vëmendje të mbarë opinionit publik çështjet kyçe të ruajtjes dhe qëndrueshmërisë së natyrës që kërkojnë masa urgjentetë tilla si nevoja për bashkëpunim dhe harmonizim për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, rolin e ruajtjes si një instrument për zhvillimin dhe ndërtimin e jetesës së komuniteteve në të gjithë kufijtë kombëtarë e rajonal si dhe nevojën për të fuqizuar e edukuar brezat e ardhshëm në një përpjekje për të arritur një jetë më të qëndrueshme së bashku me natyrën.
Festimi i këtij 15 vjetori, na gjen më të pjekur dhe në rritje për të përmbushur qëllimet drejt ruajtjes së natyrës për një zhvillimin të qëndrueshëm, pasi nuk ka kohë për të humbur..

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook