Enjte, 01 Tetor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

Thirrje shkollave për veprim

18 Dhjetor 2019

“Thirrje shkollave për veprim” është nisma e projektit ACAP drejtuar për të gjitha shkollat e rrethit të Vlorës, Beratit dhe...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Shkodër, 16 Janar 2014

U zhvillua sot në Shkodër takimi inagurues i projektit \"Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm e afatgjatë të Liqenit Ndërkufitar të Shkodrës\" ,organizuar nga zyra e IUCN për Evropën Juglindore dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit. Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, të zyrës së IUCN për Evropën Juglindore, Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Green Home në Malin e Zi, të Qarkut dhe Unisversitetit të Shkodrës, përfaqësues të shoqërisë civile, grupeve të interesit etj.

A ardhmja e qëndrueshme e liqenit të Shkodrës, kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, varet nga veprimet e koordinuara të të dy vendeve. Siç u deklarua në këtë takim, Zyra e IUCN për Evropën Juglindore do të bashkëpunojë me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Green Home në Malin e Zi, si dhe me autoritetet e zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së natyrës për të punuar për menaxhimin efektiv të biodiversitetit në këtë liqen.

 

Si liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës ka pare një sërë marrëveshjesh politike për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e tij. Pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme të tij, kjo zonë përballet ende me probleme si menaxhimi i dobëti biodiversitetit dhe vlerave natyrore, urbanizimi i pa kontrolluar dhe ndërtimet e paligjshme, gjuetia pa leje dhe shqetësimi i llojeve të egra.

“Qëllimi i IUCN është të krijoje një rrjet që të bashkoje aktoret nga Shqipëria dhe Mali i Zi dhe të mbështesë punën e tyre për menaxhimin e qëndrueshëm të liqenit të Shkodrës”, tha Z. Boris Erg, Drejtor i Zyrës së IUCN për Evropën Juglindore. “Përdorimi i mençur i biodiversitetit të liqenit do të garantoje zhvillimin e ekonomisë lokale dher uajtjen e vlerave dhe burimeve natyrore kësaj zone të mbrojtur për brezat e ardhshëm”. Në fjalën e sajZv.Ministrja e Mjedisit znj. Diana Bejko, theksoi se:”qeveria shqiptare synon të garantojë menaxhimin e integruar të ujerave duke trajtuar çështjen e menaxhimit të ujërave si nga aspekti sasior dhe përdorimit, ashtu edhe ne aspektin e cilesisësë tyre.

Ky aksion i përbashkët mbështetet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike dhe synon të forcoje zbatimin e ligjit, të nxisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e biodiversitetit midis aktorëve kryesore dhe menaxhereve të burimeve natyrore. Partneret do të punojnë ngushtësisht me Ndërmarrjen Publike të Parqeve Kombëtare në Mal të Zi – autoriteti i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura pranë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Shkodër.

Me një sipërfaqe prej 5,490 km2, liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan. Ai ka një diversitet të larte të bimëve dhe kafshëve duke numëruar 930 lloje algash, 497 bime enëzore, dhe 430 lloje zooplanktoni dhe mikrofaune. Për këto vlera të larta të biodiversitetit, ky liqen gezon nje sere statusesh ruajtjeje kombëtare dhe ndërkombëtare – në Malin e Zi ka statusin e Parkut Kombëtar ndërsa në Shqipëri atë të Rezervës Natyrore të Menaxhuar. Në nivel ndërkombëtar ai është shpallur si zone Ramsar, zone Emerald dhe Zone e Rëndësishme për Shpendët dhe Bimët.

Projekti

Projekti “Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm e afatgjatë të Liqenit ndërkufitar të Shkodrës” është një projekt 3 vjeçar i IUCN që synon të nxisë menaxhimin efektiv të biodiversitetit të liqenit të Shkodrës nëpërmjet përmirësimit të praktikave dhe kapaciteteve përmenaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Mal të Zi.

www.iucn.org/skadarlake

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tirane por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

www.inca-al.org

Green Home

Shoqata Green Home është themeluar nga studente të shkencave biologjike në vitin 2000, si një Shoqate Jo Qeveritare, jo fitimprurëse e Jo politike. Shoqata lindi nga nevoja për pjesëmarrje e një numri të madh qytetaresh në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe marrja e një roli më aktiv në zhvillimin e shoqërisë civile nëpërmjet respektimit të biodiversitetit dhe përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm. Green Home është e dedikuar ndaj ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit që nxit një të ardhme të qëndrueshme dhe çon në përmirësimin e kushteve sociale e ekonomike të komuniteteve në nivel kombëtar. Për këtë qellim, ajo është e angazhuar të punojë me një game të gjereaktoresh për të mbështetur partneritetet dhe punuar së bashku për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe një njohje të gjërë mbare botërore si Shteti Ekologjik i Malit të Zi.

www.greenhome.co.me

 

Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund)

Fondi i Partneritet për Ekosistemet Kritike është një nisme e përbashkët e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Conservation International, Bashkimit evropian, Fondit Global për Mjedisin, qeverise Japoneze, Fondacionit MacArthur dhe Bankës Botërore. Qëllimi themelor është të garantoje pjesëmarrjen e shoqërisë civile në ruajtjen e biodiversitetit.

www.cepf.net

Published in Aktivitetet

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), kanë filluar zbatimin e projektit lidhur me “Mbështetjen e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale Mesdhetare (Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas - SEA-Med) e cila zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin e turizmit në zonën e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare në vendin tonë. Ai po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokal që janë edhe partner të projektit si Administrata e Zonës se Parkut, Bashkia Orikum, Universiteti i Vlorës, organizata jo qeveritare lokale, etj. Përgjatë zhvillimit të tij projekti do të mbështesë bizneset që janë dashamires me mjedisin në zonë duke promovuar disa prej tyre në zhvillimin më tej dhe certifikimin e tyre me standardet evropiane.

Në vijim të zbatimit të këtij projektit, më 9 Janar 2014 u zhvilluan takimet e radhës me grupin e punës aktorët dhe partnerët lokal, lidhur me ecurinë e zbatimit të projektit.

Në këtë kuadër, u zhvilluan disa takime me departamentin e turizmit në Universitetin Publik ´´Ismail Qemali´´ Vlorë, me Organizatën lokale SEEP të edukimit mjedisor, me agjencinë e zhvillimit AULEDA si dhe me Bashkinë Orikum. Çështjet kryesore të diskutuara ishin prezantimi i zhvillimeve për progresin e projektit me grupin e punës; diskutimi i planit të punës për vitin 2014; hartimi i një plani draft lidhur me studimin e bizneseve të bazuara në natyrë me Universitetin Vlorë; prezantimi me termat e referencës për certifikimin e aktiviteteve turistike në zonë dhe diskutimi i tyre me partnerët lokal.

I një rëndësie të veçantë ishin diskutimet mbi forcimin e bashkëpunimit në aktivitete konkrete të vizibilitetit të vetë projektit në zonë, mundësitë konkrete të bashkëpunimit në procesin e certifikimit të aktiviteteve të qëndrueshme turistike me ndikim në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan, mbi përgatitjen e një database mbi aktivitetet turistike që gjenden në zonën Vlorë-Orikum të cilat kanë ndikim në ZMD K-S si dhe përfshirjen e departamentit të turizmit të Bashkisë Orikumit në procesin e sistemit të certifikimit të aktiviteteve të qëndrueshme që gjenden në zonë.

Published in Aktivitetet
Enjte, 04 Shtator 2014 14:00

Shpallja e Parqeve Natyrore Rajonale

Në datë 23 Dhjetor 2013, INCA në bashkëpunim me shoqatën Iliria dhe pushtetin vendor të Komunës Kthellë, në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze, organizuan seminarin me temë “Fuqizimi i autoriteteve lokale dhe rolit të OJF-ve për shpalljen e Parqeve Natyrore Rajonale”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të administratës së komunës, kryetari i komunës Kthellë, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, të organizatave të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, përfaqësues të shoqatës së Përdoruesve të pyjeve komunale etj.

Për të pranishmit e interesuar për këtë proces, u prezantua studimi i biodiversitetit të zonës, vlerat social-ekonomike të saj, procesi i hartografimit tematik për të përcaktuar zonat me shkallë të ndryshme të biodiversitetit, metodikën e përdorur në këtë rast, si dhe hapat e përgatitjes së paketës paraprake të dokumenteve për propozimin e shpalljes së Parkut Natyror Rajonal të Kthellës. Për vitin 2014 ky projekt do të vazhdojë me hartimin e Planit të Menaxhimit, zonimin përfundimtar si dhe propozimin për miratim në Këshillin e Qarkut Lezhë. Përfaqësuesit e Komunës së Kthellës garantuan mbështetjen Komunës si dhe të aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« July 2013 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook