Merkure, 25 Nentor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Të njohim speciet - Hypericum haplophylloides

Të njohim speciet e ZM të PK Llogara, RMN Karaburun dhe Lagunës së Orikumit        


Njerëzit në zonat e mbrojtura janë të lidhur me burimet natyrore dhe ekosistemet që mbështesin të ardhmen e tyre social-ekonomike dhe njohja e këtyre burimeve natyrore dhe vlerave të tyre, është e rëndësishme për të krijuar përdorim të qëndrueshëm të këtyre burimeve.

Për të lehtësuar njohjen me vlerat e burimeve natyrore në zonën e mbrojtur të Llogarasë dhe Karaburunit, po lançojme ciklin “Të njohim speciet e zonave të mbrojtura Parku Kombëtar Llogara, Rezerva Natyrore e Menaxhuar Karaburun dhe Lagunën e Orikumit” për të siguruar ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ekosistemeve.

Kjo nismë është ndëmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.

Hypericum haplophylloides (Halacsy and Bald)

Taksonomia e species:

  • Mbretëria: Plantae
  • Mbi\Ndarja: Embriophyta 
  • Ndarja: Tracheophyta 
  • Nën\ndarja: Spermatophytina
  • Klasa: Magnoliopsida
  • Rendi: Malpighiales 
  • Familja_:Hypericaceae
  • Gjinia: Hyperichum
  • Lloji: Hypericum haplophylloides

*Karakteristikat e species*:  Është shkurrëz e ulët me kërcej deri në 25 cm, të pajisur me 4 kënde pa flatra, të shpërndarë, të degëzuar dhe rrënjëzues në bazë. Gjethet janë të shogëta me gjelbërim të përhershëm, gjatore të përmbysëta-vizake deri eliptike-vizake, të spërveshura në buzë, me gjëndër të zezë në majë. Cimat kanë3-5 lule. Braktet janë pa qerpikë. Nënpetlat janëtë pajisur me qerpikë ose me dhëmbë gjëndrorë të zinj, shyte. Petlat janë 4 herë më të gjata se kupa, me gjëndra të vogla të zeza anësore, pa bisht. Kapsula përmban kanale rrëshinore gjatësore. Gjendet në pyje malore dhe shkëmbinj. Lulëzon në periudhën Mars-Shtator.

*Shpërndarja*: Fillimisht speciet e kësaj familjeje ishin native për Evropën dhe Azinë të cilat më vonë u sollën në Botën e Re dhe në Australi nga kolonistët evropiane. Hypericum haplophylloides përfaqësohet me dy subspecie Hypericum haplophylloides subsp. haplophylloides Halacsy & Bald. (e gjendur në disa haitate: në Llogara (tek burimi i sorkadhes, burimet e Palasës, shtegu i Jul Çezarit) në anë të rrugës automobilistike në Gjipe, në Sopot, në luginën e Kardhiqit Gjirokastër) dhe Hypericum haplophylloides subsp. devollense F.K. Meyer (endemike e zonës së Devollit) të cilat vlerësohen si endemike.

*Statusi: * VU (vulnerable) sipas IUCN, të rralla dhe janë përfshirë në Listën e Kuqe të bimëve të rrezikuara. 

*Kërcënimet*: Shkatërrimi i habitatit si rezultat i djegjeve natyrore ose të qëllimshme; mbikullotja në vecanti prej dhive; turistët vendas ose të huaj të painformuar.

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.  

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook