Merkure, 25 Nentor 2020
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

10-11 Maj Dita Botërore e Shpendëve shtegëtar

Tiranë 10 Maj 2014 - Dita Botërore e Shpendëve Shtegtar ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo dite organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Këtë vit fushata mbështetet nga Ministria Federale e Mjedisit të Gjermanisë. Këtë vit tema kryesore e Ditës është “Rrugët e migrimit: Zogjtë Shtegtar dhe Turizmi” (Destination Flyways: Migratory Birds and Tourism).

Në vendin tonë nuk ka anjsë traditë të festimit apo kujdesjes për shpendët shtegtare dhe habitatet e tyre. Në 20 vitet e fundit ato janë cilësuar si “malli” i mundshëm për tu vrarë nga çdo njeri që mund të ketë një armë në dorë, bile është e quajtur një gjë normale. Gjëndja e faunës së egër në vendin tonë pavarësisht mangësisë së të dhënave të detajuara dhe në shumë raste të disa shifrave “rozë” të Ministrisë së Mjedisit, sot është evident fakti i mungesës ose/dhe pakësimit të llojeve autoktone të faunës së egër dhe përkeqësimi i gjëndjes së shpendëve migrator që kalojnë e ndalojnë në vendin tonë. Jo vetëm ky perceptim që lidhet (i) me mos praninë e shpendëve në sistemet ligatinore të vendit, (ii) “ankesave” të gjuetarëve profesionistë për mungesat e gjahut, (iii) zhdukjes tashmë të thëllëzës së fushës dhe pakësimit të thëllëzës së malit, por edhe nga ato pak të dhëna të monitorimit që japin një zvoglim prej 40-50% të sasisë së faunës së egër në vendin tonë në krahasim më 20 vite më parë. Shkaqet e përkeqësimit të gjëndjes jane cituar nga specialistët e fushës, dhe mund të listohen në:

  • Ushtrimi i gjuetisë pa kriter gjatë gjithë sezonit, për më tepër në periudhat kur popullatat janë në kohën e riprodhimit;
  • Ushtrimi i gjuetisë me metoda dhe mjete të ndaluara (kurthe dhe gjuetia me mjete imituese);
  • Dëmtimi, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve dhe habitateve që shërbejnë për ushqimin, strehimin dhe folenizimin e faunës së egër;
  • Rritja e vazhdueshme e pranisë së njeriut dhe bagëtive që ndikojnë në prishjen e qetësisë.

Në Shkurt 2014 Parlamenti Shqiptar, për kënaqësinë e organizatave mjedisore dhe pakënaqësinë e Federatës së Gjuetarëve dhe Agjensive Turistike që sjellin gjuetar Italian, aprovoi moratorimin e aktivitetit të gjuetisë për dy vjet në vendin tonë. Ky mund të quhet pa dyshim një nga vendimet më të forta të qeverisësë re, që duhet përshëndetur.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, që përmbledh 8 organizata jo fitm prurëse,të drejtuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA) ka përshëndetur dhe ka mbështetur vendimin e marrë. Nga ana tjetër mendojme se këto dy vite duhet të shërbejnë për të përgatitur një infrasturkturë njerëzore dhe institucinale, por edhe ligjore që të rivendosë në vend kontrollin e aktivitetit të gjuetisë dhe normalizimin e gjëndjes për shpendët migratorë. Kjo do të shërbejë si një premisë e mirë për rritjen e turizmit që vlerëson ambjentet natyrore dhe prezencën e shpendëve si atraksion i veçantë.

Stafi teknik i Ministrisë së Mjedisit ka filuar të punojë por kërkohet me shumë intesitet dhe mbështetje, për të mos nxituar në marrjen e masave por nga ana tjeter për të mos qëndruar në vend.

Për këtë qëllim Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës propozon:

·        Duhet të nisë sa më shpejt proçesi i bllokimit të armëve,

·        Monitorimi i zbatimit të ndalimit të gjuetisë në të gjithë territorin e vendit,

·        Ngritja e një sistemi monitorimi të gjëndjes së faunës së egër dhe shpendëve shtegtar,

·        Matrikullimi i trofeve të gjuetisë,

·        Amendimi i ligjit të gjuetisë por edhe përgatitja e akteve nën ligjore,

·        Informimi dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale.

Kjo ditë duhet të shërbejë për të bërë një thirrje të re për ndryshimin e gjëndjes të faunës së eger në vendin tonë, jo vetëm për vlerën e biodiversitetit të vendit tonë por edhe si një burim për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri — INCA është një organizate jo qeveritare, e ngritur në Qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tille nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr.1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal,mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik,menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimmarrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.  Detyra e Institutit është gjithashtu të integroje ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kane një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jete pjese e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare, si dhe integrimin Evropian. INCA është organizata drejtuese e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është krijuar në kuadër të projektit SENiOR-A (Mbështetje për Organizatat Mjedisoretë Shoqërisë Civile në Shqipëri) me financim të Qeverisë Suedeze dhe asistencëtë REC-Albania. Ai përbëhet nga 8 organizata të cilat kanë një shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, INCA (Tiranë), Iliria (Tiranë), Adriatik (Vlorë), Green& Clean (Korçë), Mbrojtja e Mjedisit (Kukës), Miqësia (Ulëz), FSLSH(Shkodër) dhe Çajupi (Gjirokastër). Organizatat veprojnë në fushën e mbrojtjessë natyrës dhe kanë eksperienca të mëparshme me zonat e mbrojtura.

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2020 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook