Lançimi i konkursit për mediat - Çmime për Gazetarinë Mjedisore në Shqipëri

Lançimi i konkursit për mediat - Çmime për Gazetarinë Mjedisore në Shqipëri

Thirrje e hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore
 
Me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve natyrore në Shqipëri, për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore shqiptare, INCA dhe IUCN ECARO po lançojnë një thirrje të hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore. Kjo nismë ndërmerret në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, nga programi IPA për shoqërinë civile dhe median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”
Konkursi do të zgjedhë raportimin më të mirë të aktiviteteve ndërgjegjësuese/advokuese që lidhen me pjesëmarrjen dhe transparencën e publikut në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Në aktualitetin ku jetojmë është mëse e qartë se pjesëmarrja e publikut përbën një pjesë integrale të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të demokracise. Në këtë kontekst, media luan një rol kryesor – në informimin e publikut dhe motivimin e angazhimit dhe veprimit të publikut në mirëmenaxhimin dhe planifikimin e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore drejt një vizioni të përdorimit të qëndrueshëm të tyre. Përmes raportimit të saktë dhe në kohë, gazetarët mund të ndihmojnë në rritjen e aktivizimit ose diskutimit të mëtejshëm (publik ose dypalësh) të grupeve ose individëve të interesuar. Të dy elementët, pjesëmarrja e publikut dhe raportimi informues i mediave, janë elementë të rëndësishëm për proceset e vendimmarrjes mjedisore, dhe si të tilla janë shtyllat kryesore të detyrimeve ndërkombëtare për mjedisin, përmes instrumenteve si Deklarata e Rios 1992 dhe Konventa e Aarhusit 1998.
 
 
Përshkrimi i thirrjes

Kohëzgjatja

Hapur nga e Enjtja, 18 Mars 2021 deri të Premten, 16 prill 2021 23:59 CET

Temat

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, transparenca dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe me vlera të pasurisë natyrore kombëtare

Fokus-zonat

Raportimi lidhur me çështjet që ndodhin në zonat:

(1) Parku Kombëtar Divjakë -Karavasta,

(2) Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë,

(3) Rezervati natyror i menaxhuar i Kune Vain,

(4) Porto Palermo, Himarë (një zonë potenciale për t’i dhënë një staus mbrojtës si  Zonë e Mbrojtur Detare),

Formatet mediatike të pranueshme

Punime në të gjitha format e gazetarisë (printuar dhe online, radio dhe TV) të botuara ose transmetuara në mediat kombëtare dhe lokale në Shqipëri, në periudhën nga 1 Janari 2019 deri në 15 Prill 2021.

 
Regjistrimet e paraqitura duhet të ndjekin pesë Parimet Thelbësore të Gazetarisë: (1)   E Vërteta dhe Saktësia, (2)   Pavarësia, (3)   Drejtësia dhe paanësia, (4)   Humanizmi, dhe (5)   Përgjegjshmëria
Çmimet
Në përfundim të vlerësimit të materialeve të dërguara do të jepen edhe tre çmime i 1, i 2dhe i 3të (respektivisht 600€, 500€ dhe 400€ )
Juria, që do të bëjë vlerësimin e materialeve që do të prezantohen, do të përbëhet nga ekspertë të medias, shoqërisë civile mjedisore dhe do të përfshijë përfaqësues të partnerëve të projektit.
Për të dorëzuar materialet e përgatitura, gazetarët/pjesëmarrësit në këtë konkurs  duhet t’i dergojnë me email tek adresa This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., me subjekt: Çmimi i mediave mjedisore dhe duhet të përfshijë bashkengjitur:
  • Formularin e aplikimit të mbushur (të plotësuar në linkun:) https://docs.google.com/forms/d/1vgoW1kPwqTfpI1lz5_hl2c-8BtFXwrMDRzLkVtxg9uc/viewform?edit_requested=true; dhe
  • Materiali i prezantuar si:
    • Për median e shkruar – artikulli në PDF dhe lidhjen me faqen në internet ku mund të aksesohet ose foto të revistës/gazetës ku është publikuar (me të dhënat e editorialit të ditës kur është botuar);
    • TV/radio: adresa URL e materialit të publikuar/transmetuar; dhe
    • Media Online: Adresa URL e materialit të publikuar.
 
Kriteret e vlerësimit

Kriteret

Piket

1. Rëndësia e raportimit të lajmeve

20

2. Cilësia e raportimit të lajmeve

30

3. Pavarësia

20

4. Risi (Tema/Qasja origjinale)

10

5. Përkushtimi dhe integriteti i gazetarit

10

6. Ndikimi

10

TOTAL

100

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Follow us: