
Ftesë për studentët për t'u bashkuar në kampin ekologjik
Ftesë për studentët për t'u bashkuar në kampin ekologjik
OJQ Green Home nga Mali i Zi, në bashkëpunim me INCA nga Shqipëria dhe ERA nga Kosova, do të organizojnë një kamp ekologjik nga data 07 – 13 qershor 2023. Qëllimi i kampit është përmirësimi i njohurive dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet studentëve të biologjisë dhe shkencave përkatëse nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kur bëhet fjalë për biodiversitetin dhe mbrojtjen e natyrës.
Kampi përfshin leksione me tema të ndryshme: Mbrojtja e natyrës, Gjitarët, Amfibët, Zvarranikët, Zogjtë, Insektet dhe Bimët. Ligjëratat do të shoqërohen me aktivitete në terren, punë praktike dhe mbledhjen e materialeve që do të përdoren për të realizuar një video të shkurtër që do të promovohet pas kampit.
Kampi do të mbahet rrëzë maleve Prokletije, në Grebajë dhe do të zgjasë 7 ditë. Ne do të ofrojmë pajisje kampingu, transport dhe ushqim të gjithë pjesëmarrësve. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Kampi do të jetë një mundësi për t'u njohur me kolegët tuaj nga vendet fqinje, ekspertë në fushën e shkencave biologjike, por edhe një mundësi për të njohur një pjesë të Prokletijes së bukur dhe për të ndjerë bukurinë e kampingut.
Nxitoni, regjistrimet zgjasin deri më 20 maj 2023, deri në fund të ditës!
Regjistrohu duke plotësuar formularin e aplikimit në gjuhën malazeze ose shqipe.
https://docs.google.com/forms/d/1MPYRGQDsu2aloqrK1q6zNKGBg1HCr5iTwt0iYc-k1l8/edit
Ky projekt është financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime Rajonale, “Mbështetje për Promovimin e Aktiviteteve Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”
https://inca-al.org/en/articles/njoftime/ftese-per-studentet-per-t-u-bashkuar-ne-kampin-ekologjik#sigProIdf533423e76