Djele, 18 Shkurt 2018
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

GEO-CRADLE Workshop

29 Qershor 2016

- The GEO-CRADLE consortium is organizing a regional workshop on "Accelerating EO-powered businesses and market take-up". See more at http://bit.ly/NoviGeo...

IUCN World Conservation Congress / Hawai'i 2016

05 Maj 2016

Planet at the crossroads 1 - 10 september 2016, Hawai'i Make the most of IUCN World Conservation Congress 2016 - start planning today! http://iucn-email.org/2GI3-QZYN-E548BEWE7B/cr.aspx (http://iucn-email.org/2GI3-QZYN-E548BEWE7B/cr.aspx)

Balkan Rivers Tour

07 Prill 2016

Balkan Rivers Tour - Osumi River (Albania), May10-12 The Osumi river canyon is supposed to have been formed 2-3 million years ago...

The Bay of Porto Palermo in Albania

30 Korrik 2015

RAC / SPA is producing a documentary film to better highlight the challenges regarding the issues of the protection of...

ipa

N2000 weblogo

dinarides_parks

N2000 weblogo

poseidonia weblogo

UNICEF weblogo1

N2000 weblogo

ACHIEVE-web-logo.jpg

GEO-cradle-logo-web.png

co_seed

senior

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e saj modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi te kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

INCA prezanton rezultatet e impakteve negative në Parqet Kombëtare

PK Divjakë-Karavasta; PK Shebenik-Jabllamicë 22-23 Janar 2018 - Në funksion të iniciativës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri mbi procesin e identifikimit të aktiviteteve me impakt negativ në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, INCA zhvilloi takimet mbi “Prezantimin e rezultateve të impakteve negative në Parqet Kombëtare “Divjakë-Karavasta” dhe “Shebenik-Jabllanicë”, të identifikuara në kuadër të bashkëbisedimeve me grupet e interesit dhe anketimit individual (plotësimi i pyetësorit), sëbashku me organizatat partnere të OJF-ve lokale dhe Administratën e Parkut Kombëtar. 

Në takim merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i REC Shqipëri që ndjek zbatimin e programit SENiOR-II si dhe përfaqësues të AKZM, të AdRZM Fier dhe Elbasan, të Bashkive Divjakë dhe Librazhd, arsimtarë të zonave, përfaqësuese të komunitetit të grave, peshkatarë, fermerë, përfaqësues të bizmesit, veteranë të sektorit të pyjeve etj.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, që mbëshetetet nga  Programit SENiOR-II dhe i zbatuar nga REC Albania.

 

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Aktivitetet kryesore në park

  1. Godulla e Pishës
  2. Ishulli i Pelikanit
  3. Kordoni litoral i lagunës së re të Divjakës
  4. Dunat e Oazit të Divjakës
  5. Pisha e Egër në Oazin e Divjakës
  6. Tufa e Buallicave
  7. Vëzhgimi i zogjve

Impaktet negative kryesore në park

  1. Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese dhe turizmi masiv.
  2. Ndërhyrjet e kërcënime të drejt përdrejtë për sistemet e ligatinave dhe tokat e lagëta përfshi edhe organizmat ujorë (peshqit, amfibët, reptilët, shpendët dhe kafshët e egra).
  3. Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve ujore dhe ranore.
  4. Erozioni bregdetar, i brigjeve të lumenjve, marrja e zhavorit/rërës si dhe prurjet e larta të sedimenteve.
  5. Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave.
  6. Zjarret.
  7. 7. Gjuetia dhe shqetësimi i faunës së egër.
  8. 8. Konfliktet interesi midis individëve ose grupeve tën dryshme të përdoruesve të burimeve natyrore si banorët, fermerët, peshkatarët, gjuetarët dhe biznesit.
  9. 9. Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, mbip eshkimi, përfshi edhe bllokimin e rrugëve të migrimit si dhe krijimi i impianteve të akuakulturës.
  10. 10. Ndotja e mjedisit, pyjeve, lagunave, bregdetit nga mbetjet urbane e rurale, hidrokarburet, shkarkimet e anijeve, plastikat nga bizneset, banorët, vizitorët e subjektet ekonomike si dhe shkarkimet në lumenj apo kanalet që lidhen me lagunën dhe
  11. 11. Mostrajtimi i ujërave të zeza e të përdorura të qytetit dhe fshatrat brenda dhe përreth PK dhe shkarkimet në lumenj, laguna.
  12. 12. Prerja e drurëve për nevojat e popullatës.
  13. 13. Ndikimet natyrore, rrëzimi i drurëve halorë dhe për
  14. 14. Ndërtimi i impianteve

 

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

 

Aktivitetet kryesore në park

  1. Burimi i Studës
  2. Shpella e Akullit
  3. Shpella Eremite e Koshorishtit
  4. Gurra e Karajt
  5. Liqeni i Shebenikut
  6. Liqeni i Varrit të Plakës
  7. Liqenet e Rrajcës
  8. Meshtekna e Qarishtës
  9. Pyjet e vjetër të Ahut të Rrajcës

 

Impaktet kryesore negative në park

  1. HEC, cënimi dhe devijimi i rrjedhësn atyrore të trupave ujore
  2. Minierat, Guroret dhe Gërmimet, Prodhimi i inerteve.
  3. Zjarret.
  4. Presion në rritje, prerja e pyjeve pa leje, veçanërisht për dru zjarri për ngrohje e gatim si dhe për marrjen e gjetheve për ushqim të blegtorisë.
  5. Dëmtimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve të veçanta dhe i llojeve në rrezik zhdukjeje.
  6. Erozioni i tokës dhe i brigjeve të lumenjve e prrenjëve, marrja e zhavorit.
  7. Presion dhe shqetësime për faunën e egër dhe gjuetia e paligjshme.
  8. Praktikat dhe periudhat për mbledhjen e bimëve mjekësore apo të konflikteve të interesit lokal të komuniteti dhe biznesit në përdorimin e burimeve natyrore.
  9. Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.
  10. Ndotja e mjedisit nga hedhja e mbetjeve urbane e rurale nga banorët, vizitorët, bizneset e subjektet ekonomike si dhe shkarkimet në lumenj apo përrenj.
  11. Mostrajtimi i ujërave të zeza të zonave rurale brenda dhe përreth parkut.
  12. Konfliktet e interesi midis individëve ose grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook